AGJENSIA RAJONALE E ZHVILLIMIT (A.R.ZH.) KORÇË
 |
06.01.2012 BID Zona për Zhvillim Biznesi. AADF, Bashkia Korçë dhe A.R.Zh. Korçë zhvilluan takimin me bizneset dhe pronarët e zonës. Projektin e prezantoi Z. Oltjon Dervishi. Më pas Kryetari i Bashkisë Korçë Z.Niko Peleshi prezantoi Projekt Planin për zonën pedonale në të cilin zhvillojnë aktivitetin bizneset pjesëmarrëse në takim.
|
| Në takimin i cili zgjati rreth dy orë u diskutuan probleme dhe u sqaruan pyetje të ndryshme lidhur me zonën pedonale. Pronarët e bizneset pjesëmarrëse të interesuar për të ngritur shoqatën për menaxhimin e BID krijuan dhe grupin e punës me 15 anëtarë të cilët u propozuan në mënyrë vullnetare. |
 |
|
19.12.2011 Mbas vendosjes të Pullave të Sigurisë u zhvillua takimi midis Biznesit të Vogël dhe Bashkisë të qytetit Ersekë. Në takim u diskutua mbi vazhdimin e punës nga ana e Bashkisë për liçensimin e bizneseve informalë. Mbasi dhe vetë Kryetari Z. Ali Laho u njoh me problemet reale të bizneseve të vogla në qytetin e tij premtoi se data 5 janar 2012 do shënojë regjistrimin e çdo biznesi në qytetin e Ersekës.
|
 |
 |
06.12.2011 Në takimin që u zhvillua nga Kryetari i Sh.B.V Qarku Korçë Z. Albert Nasto dhe Kryetari i Sh.B.V Bilisht Z. Edmond Zypçe në Bashkinë Bilisht, Kryetari i kësaj Bashkie Z. Valter Miza deklaroi para tyre se deri në datën 15 Dhjetor 2012 numri i bizneseve të paliçensuara në këtë qytet do të jetë zero.
|
|
22-23 Nëntor 2011. U zhvillua në qytetin e Shkupit Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Zhvillimit Rajonal për Ballkanin Perendimor. Pjesmarrës ishin Agjensitë e Zhvillimit nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, Kosova, Sërbia etj. Secila nga Agjensitë prezantoi ekperiencat dhe punën e saj në rajonin ku operonte. A.R.Zh. Korça u vlerësua nga pjesëmarrësit si një nga Agjensitë me eksperiencën më të gjatë dhe nga mënyrat e shërbimeve që ajo ofron.
|
 |
 |
08.11.2011. Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë dhe Shoqata e Biznesit të Vogël u vizituan nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Zj. Kseniya Lvovsky. Në takimin që u zhvillua në sallën e mbledhjeve të A.R.Zh Korçë, Zj. Lvovsky u njoh problemet e Biznesit të Vogël në Qarkun e Korçës, me situatën reale të informalitetit dhe përpjekjeve për të ulur numrin e bizneseve të cilat abuzojnë duke mos paguar taksat e detyrimet në Bashki.
|
|
Mbasi u njoh me mënyrën e vendosjes të pullës të sigurisë si një mjet për të ulur informalitetin Zj.Lvovsky e shoqëruar nga anëtarë të Sh.B.V vizitoi disa biznese për të parë vendosjen e pullave.
Zj.Lvovsky përgëzoi dhe mbështeti punën e A.R.Zh dhe Sh.B.V. Korçë duke premtuar se Banka Botërore të cilën ajo përfaqëson do të përkrahë këtë iniciativë dhe do jetë një zë në Qeveri për problemet që ka Biznesi e Shoqata me të cilën ai përfaqësohet.
|
 |
|
Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë publikon''Karta e Raportimit për Qytetarin-Spitali Publik i Korçës pa korrupsion, nga Diagnoza në reformë''
Në këtë publikim ju mund të lexoni rezultatet statistikore të nxjerra nëpërmjet anketimit si dhe analiza e sugjerime për reformimin e Spitalit Publik të Korçës.
PUBLIKIMI...pdf
|
 |
 |
03.10.2011. U zhvillua mbledhja e Bordit të Agjensisë Rajonale për Zhvillim. Mbas raportimit të situatës financiare të A.R.Zh, nga Drejtori i saj Z. Aurel Grabocka u zhvillua votimi për Anëtar Bordi 2011-2014 dhe zgjedhjet për Kryetar e Sekretar. Votimi i fshehtë i anëtarëve zgjodhi J.Balliu-Kryetar e V. Cepa-Sekretar te A.R.Zh. Korçë për periudhën 2011-2014.
|
|
|
13/10/2011. Sh.B.V Korçë zhvilloi takimin në Drejtorinë e Tatim-Taksave Qarku Korçë me Drejtorin e këtij institucioni Z.Bujar Voci dhe Drejtori i Kontrollit Z.Dhimitraq Pano.
Sh.B.V me grupin e përfaqësuesve nga Korça por dhe nga Pogradeci dhe komunat, kërkuan një punë më të madhe nga tatimorët në liçensimin e biznesit informal.
Z.Voci premtoi jo vetëm liçensimin e bizneseve informalë por dhe sekuestrimin e mallrave në këto biznese.
|
|
|
06/10/2011. Sh.B.V Korçë zhvilloi takimin lidhur me çështjet e organizimit dhe luftimit të informalitetit dhe mbrojtjen interesave të biznesit të vogël.
Sh.B.V organizoi një grup përfaqësuesish të cilët zhvilluan në Bashki takimin me Kryetarin e Bashkisë N.Peleshi, Drejtorin e Tatim-Taksave të Bashkisë P.Tollkuçi,Drejtori i Policisë Bashkiake E. Shahinasi etj
|
|
|
EKSPERTËT HOLLANDEZË. PUM u jep eksperiencën dhe asistencën biznese të vendeve në zhvillim. Kjo mundësi u jepet tani dhe bizneseve Shqiptare. Bëjeni pjesë të biznesit tuaj eksperiencën VULLNETARE të ekspertëve Hollandezë. |